Ish- zëvendës Komandant i Forcave tona Detare, Artur Meçollari ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama në mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politik, ku mësohet se është shprehur për “luftën digjitale që e ka humbur”.
“Edi Rama pranon se ka humbur luftën digjitale (me algoritmin)
Nuk thotë “nuk e fitoj dot”. Por “nuk e fitojmë dot”. Kur ka suksese janë të tijat, dështimet i takojnë partisë.
Tani do zbresë partia në terren. Por, ta dinë se do dëgjojnë “topat” e Abedinit.
“Jemi në një luftë digjitale, të cilën nuk e fitojmë dot. Është e kotë. Nuk kemi zgjidhje tjetër, përveçse të zbresim në terren dhe të takojmë qytetarët.
Duhet të jemi pranë tyre në këtë situatë. Sa herë që duket sikur situata po menaxhohet, ajo rikthehet sërish në të njëjtën valë”, mësohet të ketë thënë Kryeministri.
Shihemi në 19:00 në shesh” shkruan ai.









