Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka publikuar pamjet nga përfundimi i punimeve në Polin e Dijes në Korçë.
Sipas Kryeministrit Rama, përmes këtij projekti, Korça forcon më tej identitetin e saj si qytet i dijes, arsimit dhe mundësive për të rinjtë.
Postimi i Ramës
Përfunduan punimet në Polin e Dijes, një investim i rëndësishëm që i shtohet infrastrukturës arsimore të Korçës dhe hap një kapitull të ri për arsimin dhe të rinjtë✨
🫶🎓 Me auditorë, laboratorë dhe bibliotekë të pajisura sipas standardeve bashkëkohore, Poli i Dijes ofron kushte të shkëlqyera për formimin akademik dhe profesional📚
Arsimi mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit afatgjatë të Korçës dhe investime të tilla janë investime të drejtpërdrejta në të ardhmen e qytetit🚀
Përmes këtij projekti, Korça forcon më tej identitetin e saj si qytet i dijes, arsimit dhe mundësive për të rinjtë👩🎓👨🎓.









