-sidi education-spot_img
20 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet publikimi i statistikave, INSTAT mohon hakerat: Të dhënat e Censit, të sigurta

Kryesoret

Instituti i Statistikave për shkak të sulmit kibernetik dje shtyn publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë. INSTAT thotë se sulmi ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. INSTAT mohon hakerat kur deklaron se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi.

“Tiranë, më 02 Shkurt 2024: Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024 do të shtyjë publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë. Sulmi kibernetik i cili synoi të dëmtojë të dhënat e INSTAT ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi. Ekipi teknik i INSTAT menjëherë aktivizoi protokollet e emergjencës për të mbrojtur të dhënat dhe parandaluar dëmtime të mëtejshme.

INSTAT do të vazhdojë aktivitetin e tij statistikor dhe do të përdorë mjete alternative komunikimi si adresa e email-it [email protected] dhe kanalet zyrtare të rrjeteve sociale, Instagram dhe Facebook. INSTAT i kërkon ndjesë publikut për këtë pamundësi ofrimi shërbimesh momental që shkaktoi ky incident dhe siguron publikun se po punon intensivisht për të rikthyer shërbimet e tij sa më shpejt të jetë e mundur” njofton INSTAT.

Hakerat s’e lëshojnë INSTAT-in: Kemi marrë të dhënat e Censusit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit