-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë! Futbollisti vritet me 6 plumba në fushën e lojës

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku futbollisti 28-vjeçar Sergio Alberto Jauregui është vrarë gjatë një ndeshje që po luante në ligën amatore.

Siç raportojnë mediat meksikane, 28-vjeçari është qëlluar gjashtë herë me armë zjarri pikërisht teksa ndodhej në fushë.

Në përfundim të sfidës, ai është afruar në anë të fushës, për të pirë ujë dhe një i panjohur ka zbrazur armën ndaj tij, 6 plumba që sollën vdekjen e menjëhershme për 28-vjeçarin.

Më vonë, vrasësi u largua nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë që e priste para arenës. Futbollistit iu dha ndihma e parë në fushë pasi mjekët në ambulanca ndërhynë menjëherë, por fatkeqësisht nuk arritën t’i shpëtonin jetën Sergio Alberto Jaureguit.

Për momentin nuk dihen informacione për sulmuesin. Në nivel profesional, Jauregui luajti nga viti 2010 deri në vitin 2021 te Arroceros de Cuautla, një ekip që luan në nivelin e tretë të Meksikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit