-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasje dhe keqtrajtim ndaj shqiptarëve, dënohet me 13 vjet serbi Dushko Arsiç

Kryesoret

I akuzuari për krime lufte Dushko Arsiç sot është shpallur fajtor dhe është dënuar me 13 vjet burgim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e B.Sh më 20 prill 1999 në Butovc të Prishtinës, si dhe për keqtrajtimin fizik e psikik ndaj A.K.

Dusho Arsiç është akuzuar se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe dhe grupe paramilitare, të përbërë nga shumica të nacionalitetit serb, në periudhën e luftës në Kosovë, konkretisht prej muajit janar-qershor të vitit 1999, fillimisht kishte marr pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Prishtinës me rrethinë, pastaj kishin filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ia kishin vënë zjarrin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit