Një 18-vjeçare në Lushnjë ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë.
Policia raporton se e reja ka humbur jetën në spital pasdite e djeshme.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja e ka kryer këtë veprim pas konflikteve me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin me iniciale E.D. Për këtë të fundit policia ka nisur procedimin penal.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fiershegan të Fierit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.









