-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brenda ishte vetëm nëna, kujt iu vendos eksplozivi në mesnatë?

Kryesoret

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, ku një banese iu vendos lëndë plasëse. Në njoftimin zyrtar policia sqaron së shpërthimi ndodhi në banesën e Aleks Ivanajt ndërsa thekson se ky person jeton jashtë vendit.

Në momentin e ngjarjes brenda ishte nëna 80-vjeçare, djali me familjen ishin jashtë. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Pjesëtarët e familjes Ivanaj kanë deklaruar në polici se nuk kanë konflikte, ndërsa blutë vijojnë veprimet hetimore.

“Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së Aleks Ivanajt dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë që është shtruar oborri.

Pronari i banesës Aleks Ivanaj jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

VIDEO-“Zgjohet” Shëngjini në mesnatë, gropa që ka hapur tritoli

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit