-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kampioni i botës rikthehet në fushë, Inzaghi: Më morën për të çmendur!

Kryesoret

Transferimi i Jerom Boateng tek Salernitana ishte një nga transferimet që tërhoqi më shumë vëmendje në Serie A.

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë, nuk luante që prej muajt, plot 6 muaj pa ekip dhe si rezultat pa zbritur në fushën e lojës. Një nga arsyet kryesore pse Napoli nuk pranoi të firmoste me qendërmbrojtësin, menjëherë përfitoi Salernitana e Filippo Inzaghit.

Duke lënë menjë anë rrezikun e një dëmtimi të mundshëm Inzaghi e hodhi në fushë që nga minuta e parë në sfidën e sotme kundër Torinos e mbyllur në rezultatin e bardhë 0-0.

Vendosja e Boateng në formacionin startues shkaktoj jo pak habi dhe polemika në Itali, për këtë foli pikërisht Inzaghi.

“Unë i kërkova Boateng një sakrificë, duke rrezikuar të lëndohej. Mendova se po më thoshte nëse isha i çmendur ta lija të luante, por doja t’u jepja siguri edhe të tjerëve. Nuk ishte e lehtë, ai kishte qenë jashtë fushës për 8-9. muaj por ai na dha disponibilitet dhe e di qe do te jete gati per pak” u shpreh Inzaghi.

Me barazimin 0-0 ndaj Torinos, Salernitana vazhdon të jetë në vendin e fundit, me 13 pikë, një sezon i errët ku problemi kryesor i skuadrës ka qenë mbrojtja. Pikërisht arsyeja pse klubi firmosi me një ekspert të mbrojtjes si Jerom Boateng.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit