-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët mes polemikave, Dinamo i jep “leksion” Erzenit

Kryesoret

Në javën e 22-të të Superioren Vllaznia dhe Laçi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Shkodranët e nisën më mirë sfidën duke krijuar shumë raste por pa mundur të dërgojnë topin në rrjetë.

Në minutën e 38’ ishte Sobouejll që fitoi një penallti mes polemikash, që u shndërrua në gol pas dy minutash nga Ujka.

Në të dytën shkodranët ishin më kërkues, të cilët gjetën golin në minutën e 50’ me Alivodën, i cili goditi në hyrje të zonës dhe topi u devijua nga Paulo Zhunior për të shkuar në rrjetë. Kështu Vllaznia shkon me 34 pikë në vendin e tretë, ndërsa Laçi me 27 pikë në vendin e gjashtë.

Sa i takon përballies tjetër Dinamon siguroi tri pikë pasi mundi 0-4 Erzenin.

Për Blutë shënuan Rustem Hoxha dhe Luis Kaçorri në pjesën e parë, teksa Baton Zabërgja dhe Patrik Bardhi në fraksionin e dytë shënuan emrin në listën e golashënuesve.

Në minutën 66’ Hamiti akordoi një tjetër penallti për kurbinasit, por pas 4 minutash dhe me ndihmën e VAR-it, ai e anuloi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit