Ish-peshëngritësi Pirro Dhima dhe partnerja e tij Afërdita Skafida u martuan në një rreth të ngushtë familjar në kishën e Agios Georgios në Kavouri pasditen e së shtunës, shkruajnë mediat greke.
Në fakt, çifti po përgatitet të mirëpresë së shpejti fëmijën e tyre të parë, ndërsa Pirro ka katër fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë. Ceremonia u njoftua përmes rrjeteve sociale me imazhe të publikuara nga miqtë e çiftit.