Napoli në një krizë totale këtë sezon dhuroj një përballje emocionuese përballë Veronës.
Aksione pa fund, ritëm i lartë dhe shumë raste të shpërdoruara, por mbi të gjitha Kampionët e Italisë, rigjetën Khvicha Kvaratskhelia, i cili solli tre pikët në shtëpinë e Maradonës.
Një pjesë e parë me ritëm të lartë por që nuk shkoj më larg se barazimi 0-0, kjo dhe falë pritjeve të portjerit Montipo.
Në të dytën Verona bëri surprizën, Diego Coppola kaloj në avantazh miqtë duke vendosur me “shpatulla pas muri” Napolin.
Të zotët e shtëpisë u ringritën shpejt, blerja e janarit Ngonge vendosi barazpeshën në të 79-tën.
Pas tij do vinte magjia e gjeorgjianit i cili në këtë sfidë ishte i papërmbajtshëm.
Një goditje me hark nga 20 metra la të shtangur portierin Montipo, një gol i cili çon Napolin pas në kohë, kur nën hijen e Vezuvios këto magji i realizonte Lorenzo Insigne.
Napoli përmbys kështu Veronën duke kërkuar të dalë nga kriza, po renditja lë pak për tu krenuar, vendi i shtatë në Serie A, në kuotën e 33-pikëve, dhe pse për Mazzarrin rëndësi ka vetëm fitorja e sotme.