-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana “e nevrikosur” me FSHF-në: Këta arbitra po tallen me stemën tonë!

Kryesoret

Akademia e Tiranës ka denoncuar publikisht vendimet e arbitrave në ndeshjet e moshave. Bardheblutë U-19 humbën këtë të dielë 2-1 në transfertën e Ballshit me Bylisin, teksa sipas tyre vendimet e padrejta të arbitrave Edvin Latifi, Alvinos Muxhaj dhe Aleksandër Ahmeti ndikuan në lojë.

“Kërkojmë publikisht reflektimin e arbitrave të kësaj ndeshjeje. Individë të tillë, përveç se po tentojnë të tallen me stemën e KF Tiranës, po njollosin edhe stemën e dhënë nga FSHF dhe për më tepër, që gjithmonë këto “gabime” të përsëritura ndodhin në ndeshjet në transfertë. Nuk mund të lejohet, që individë të tillë, të mundohen që të ndryshojnë renditjen dhe vazhdimësinë e kampionatit”, shkruan Tirana.

Kryeqytetasit duket se kërkojnë një reflektim nga Sektori i Arbitrmit pranë FSHF-së, pasi këto ngjarje janë të shpeshta sipas tyre. Nuk është hera e parë që edhe klubet elitare kanë akuzuar arbitrat për vendime të qëllimshme, duke shkuar deri aty sa të shpallin edhe “non grata” disa prej tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit