-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshon Kodi i Familjes në Shqipëri! Kush tradhton dënohet me burg

Kryesoret

Deri më sot thyerja e besnikërisë në çifte, ose më saktë tradhtia gjatë martesës është quajtur si një problem moral dhe shpesh herë është mbyllur me një divorc të thjeshtë, tani gjërat kanë ndryshuar.

Tradhtia do të jetë një vepër penale ë do të ndëshkohet deri 3 vite burgim.

Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet: Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Sipas Kodit të Familjes, bashkëjetesë quhet kur dy individë kanë një lidhje emocionale dhe jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.

Situata e mbajtjes së martesave apo bashkëjetesave paralele nuk është një fenomen i panjohur në vendin tonë. Jo rrallë herë, në media kemi parë burra që bashkëjetojnë me dy gra për të krijuar mundësinë të lënë trashëgimtarë.

Gjithashtu gra të cilat tradhtojnë partnerin e tyre për interesa të ndryshëm, duke shkuar më pas në një divorc të thjeshtë, që në maksimumin e tij kalon në ndarje të pasurisë.

Tani personat e martuar duhet të mendojnë mirë veprimet e tyre, në të kundërt i pret burgu!/TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit