Qetësi brenda dhe kaos dhe protestë jashtë. Prej orës 17:00 ka nisur dhe po zhvillohet seanca parlamentare. Deputetët e opozitës që nuk janë përjashtuar nuk janë lejuar që të futen brenda seancës.
Pra jo vetëm 19 të përjashtuarit, por edhe pjesën tjetër garda nuk i ka lejuar që të futen. Kështu shumica është e vetme brenda në seancën që po diskutohet për javën e gjelbër pas takimeve me qytetarët.
Interpelanca e kerkuar nga grupi i Lulzim Bashes me kryeministrin Edi Rama pas intervistes se Arben Ahmetaj nuk eshte pranuar.