-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

20 vite burg “kokës” shqiptare që trafikonte kokainë me avionë

Kryesoret

Agim Cerma, narkotrafikanti me origjinë shqiptare, i cili u arrestua në Kolumbi në korrik të vitit 2023, është dënuar me 20 vjet burg nga një gjykatë amerikane.

I njohur ndryshe me nofkën  “Jimmy”, 54 vjeçari shqiptar me banim në Kolumbi, u dënua me 240 muaj burg pasi u deklarua fajtor për rolin e tij në trafikun e kokainës përmes avionëve të regjistruar në SHBA.

“Trafikimi ndërkombëtar i drogave të paligjshme përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dhe ky hetim dhe ndjekje penale çmontojnë një operacion që planifikoi të trafikonte qindra kilogramë kokainë jashtë Kolumbisë”, tha prokurori amerikan Steinberg.

Cerma u arrestua në Kolumbi në korrik 2021 dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në shtator 2023. Katër të bashkëpandehur kolumbianë gjithashtu u ekstraduan në Shtetet e Bashkuara dhe tre prej tyre janë deklaruar fajtorë në gjykatën amerikane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit