-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti zbulon drogën “e preferuar” nga grupet kriminale: Shton agresivitetin dhe të heq frikën

Kryesoret

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një emision televiziv, foli për drogat që po përhapen gjerësisht edhe në Europë.

“Fenitilina droga që të shton agresivitetin dhe të heq frikën, shkakton edhe një çoroditje të organizmit.

Eksperti i Kriminalistikës shpjegoi se kjo lloj droge përdorej nga grupe të ISIS, por tani po përdoret edhe për vepra kriminale.

“Përdorin këtij lloj drogash për të shmangur panikun. Efekti i këtyre zgjat dy deri në tre orë. Fenitilina, bën një shtrëngim emocional total. Nuk përjeton empati dhe emocion për asnjë gjë.  Veprimet i ke koshiente, mban mend çdo gjë por vetëm se nuk ke asnjë emocion.

Fenetilina shton agresivitetin dhe të jep kënaqësi të brendshme. Tashmë ka hyrë në Europë, është njësoj siç ke karikatorët pra armët, ke edhe këtë. Shumë nga këta që kryejnë vrasje edhe në Shqipëri po e përdorin. Policia ka materiale, ka edhe të dhëna që disa ngjarje janë bërë nën efektin e drogës.

Këto droga janë të rralla, sepse siç porositet një armë për vrasës me pagesë ashtu përdoret edhe kjo. Fenicislidina është një tjetër lëndë, “droga e hulkut”,- i thonë. Pra shfaqesh në një formë agresive të jashtëzakonshme, dhe ka edhe një gjë tjetër sepse nuk e kontrollon dot kollaj. Këta bëhen si armë lufte. Kjo është akoma edhe më e rrezikshme sepse t’i nuk ndjen gjë as në trup”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit