Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, rezulton në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe plotësisht i aftë për të ushtruar detyrën e tij, sipas raportit të fundit mjekësor të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Dokumenti vjen pas kontrollit të rregullt vjetor të zhvilluar në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed dhe përfshin një vlerësim të detajuar të gjendjes fizike dhe njohëse të presidentit.
“Performanca e tij fizike dhe njohëse është e shkëlqyer dhe ai zotëron kapacitetin e plotë për të ushtruar funksionin e presidentit të Shteteve të Bashkuara,” thuhet në raportin mjekësor të firmosur nga mjeku personal i presidentit, Dr. Sean Barbabella.
/5pyetjet.al









