Deputeti i PD-së, Flamur Noka pas miellit kundër gardistëve dhe vezëve ndaj makinës së ministrit të Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u largua me ambulancë nga salla.
“Në shtëpi apo në punë, do të kenë vezë dhe domate, populli opozitar do t’i ndjekë. Tani e mbrapa është mosbindja civile kudo që t’i shohin, ftoj cdo qytetar, kudo që t’i shohin t’i pështyjë, përbaltin me vezë dhe domate. Kjo është rruga e vetme e këtij regjimi” tha ai.