Kur të gjithë fansat e futbollit presin me padurim Kampionatin Europian, Gjermani 2024, vëmendja së fundmi kalon tek Liga e Kombeve.
Ditën e sotme në orën 18:00 në Paris të Francës do të hidhet dhe shorti për edicionin e ri të këtij kompeticioni.
Gjithashtu Kombëtarja Shqiptare do të njohë rivalët e saj.
Përfaqësueset si gjithmonë do të ndahen në katër Liga, këtu A,B dhe C do të ndahen në grupe me nga katër skuadra, Liga D nga ana tjetër ndahet në dy grupe me nga 3 ekipe.
Në bazë të rezultateve në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve janë ndarë grupet dhe vazot ku Shqipëria bën pjesë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë në short nuk mund të ndeshen me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi, pasi bëjnë pjesë në të njëjtën vazo.
Ndërkohë kundërshtari më i fortë që rrezikojnë kuqezinjtë është Anglia, që ndodhet në vazon 1 të Ligës B. Rivalët e tjerë të mundshëm nga kjo vazo janë Austria, Çekia dhe Uellsi.