Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur afatin e hetimit për dosjen e “Sterilizimeve”. SPAK kërkoi tre muaj, por gjykata miratoi zgjatjen vetëm me gjysmën e kohës.
Tashmë SPAK-u do të ketë edhe 45 ditë kohë më shumë për të hetuar katër persona; Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu për këtë koncesion dhe rolin e tyre.
SPAK sekuestroi pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj që ndodhet në burg. Për këtë dosje po hetohet edhe Ilir Beqja që është në detyrim paraqitje.