-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK do rikthim në burg për dhëndrin e Berishës, ja kur do mbahet seanca për Malltezin

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka vendosur që në 5 mars të mbahet seanca për rikthimin në burg të Jamarbër Malltezit, me kërkes të SPAK.

Shorti  ka caktuar relator të çështjes, gjyqtarin Sokol Binaj dhe anëtarë Ilir Panda e Sandër Simoni.

Sipas SPAK , Malltezi për të kryer korrupsion akuzohet se ka bashkëpunuar me një nga pushtetarët më të lartë të kohës, e konkretisht  vjehrri i tij, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Po kështu sipas prokurorisë, vepra penale e korrupsionit, por edhe ajo e pastrimit te parave klasifikohen në vepra të rënda që në fund dënohen vetëm me burg dhe ndaj Malltezi duhet të shkojë në qelitë e paraburgimit.

Malltezi u arrestua në tetor të 2023, për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe pas një muaj qëndrimi në qeli u lirua nga gjyqtarja e Apelit, Iliriana Olldashi që caktoi masën e “arrestit shtëpiak”.

Sakaq, në të njëjtën datë, në orën 12: 30 do shqyrtohet edhe rekursi i Sali Berishës për heqjen e masës detyrim paraqitje që u caktua ndaj tij fillimisht. Berisha prej datës 30 dhjetor mbahet i izoluar ne banese për shkak se SPAK i kërkoi gjykatës ashpërsim të masës pasi nuk respektoi vendimin e parë të gjykatës..

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale të korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” dhe ndërtimin aty të 17 pallateve – një biznes që sipas SPAK i mundësoi Malltezit që të fitonte 5.4 milionë euro nga ndërtimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit