-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mashtrime, gënjeshtra…”! Kush e fitoi debatin “sy më sy” Kurti-Vuçiç?

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u përplasën dje në një debat të fortë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB për çështjen e dinarit që është kthyer në konfliktin e ri mes dy shteteve duke tensionuar situatën në veri.

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) në Kosovë në një intervistë për “5Pyetjet.al” thotë se mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit ishte e para ku aleatët kritikuan Kosovën për menaxhimin e gjendjes në veri.

Debati dhe takimet në Këshillin e Sigurimit janë kthyer në rutinë. Takimi dje ka qenë i thirrur nga Serbia, takimet shpërfaqin dy realitete sa i përket gjendjes në Kosovë. Serbia që përdor mashtrime dhe gënjeshtra lidhur me të drejtat e serbëve dhe realiteti i Kosovës që është gjithnjë e më i lehtë për t’u mbrojtur sepse Kosova është shtet demokratik dhe i trajton qytetarët e saj në mënyrë të drejtë.

Në dallim nga takimet e mëparshme, i djeshmi ishte i pari ky Kosova u kritikua nga vendet mike, SHBA, Britania dhe shtetet e tjera si e ka menaxhuar gjendjen në veriun e vendit. Kërkojnë koordinim përpara marrjes së vendimeve, si rasti për dinarin që është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit