-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“20 ditë në Mariupol”/ Tragjedia e luftës në Ukrainë mbërrin në skenën e çmimeve “Oscar”

Kryesoret

Në garën e këtij viti për çmimet Oscar, në kategorinë e dokumentarit më të mirë është radhitur edhe një film që përshkruan sulmin rus ndaj qytetit industrial dhe portit të rëndësishëm të Ukrainës, Mariupol, në fillim të luftës.

Ky qytet u bë simbol i shkatërrimit që kjo luftë do të sillte në kufirin e Evropës. Dokumentari është i pari i tillë – raportim nga një front lufte – që garon për çmimin prestigjoz të Akademisë së Arteve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, autori i dokumentarit, gazetari ukrainas Mstyslav Chernov thotë se shpreson që Mariupoli të mos mbetet vetëm emër dhe që dokumentari i tij t’i japë kuptim vuajtjes së njerëzve të këtij qyteti.

20 ditë të shtetrrethimit të qytetit ukrainas Mariupol të filmuara nga gazetari Mstyslav Chernov janë copëza të një maratone 20 ditëshe për t’i shpëtuar vdekjes, të çmimit të luftës për njerëzit e thjeshtë, të zënë befas nga një luftë e papritur dhe për ta e pakuptimtë.

“Lufta asnjëherë nuk fillon me shpërthime. Lufta fillon me heshtje,” thotë Chernov në hyrje të dokumentarit “20 ditë në Mariupol”, që përmbledh fillimin e sulmit rus ndaj këtij qyteti, port i rëndësishëm dhe qendër industriale ukrainase, 50 kilometra në lindje të Rusisë, pikë strategjike që lidh Ukrainën me Krimenë e pushtuar nga rusët.

Heshtja që i paraprin shkurtit të vitit 2022 në Mariupol është e shkurtër. Ajo thyhet nga 190,000 trupa ruse që godasin qytet pas qyteti në Ukrainë dhe nga aeroplanë luftarakë që shpojnë qiellin mbi Mariupol duke sulmuar parqet, spitalet, shkollat. Njerëzit enden të tmerruar dhe me dëshpërim pyesin “përse”.

Lexoni KËTU artikullin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit