-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita e Blinken në Tiranë/ Rama nuk përmbahet para gazetares

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së u pyet në lidhje me vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Rama tha se vizita e tij ka një domethënie të veçantë në kontekstin ku ndodhet sot Europa dhe bota, ndërsa shtoi se gjithashtu tregon qartë se ku ndodhet Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

“Besoj që ka një domethënie të veçantë ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë për kontekstin ku ndodhet Evropa dhe bota. Fati që gjen të nevojshme dhe vendos në agjendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin, flet qartë se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”, tha kreu i qeverisë.

Pyetjes se a ka ndonjë domethënie që Antony Blinken vjen në të njëjtën ditë që jepe vendimi për çështjen McGonigal, Rama nuk iu përgjigj por vetëm qeshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit