-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga dritarja e banesës së tij reagon për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit

Kryesoret

“Ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur trafikantë, vrasës, pengmarrës, përdhunues, me një fjalë Aleanca e Qelbësirave, e tmerruar nga toleranca zero e opozitës kundër krimit të organizuar, derdhi me dhjetëra e qindra milionë euro kundër saj.

Opozita duket e pamundur kur mediat më të mëdha, të rëna në grazhdin e qeverisë, organizatë e vërtetë kriminale nga mëngjesi deri në darkë, censurojnë, manipulojnë lajmet për opozitën, demonizojnë atë, vazhdojnë melodinë e vjetër të shpifur të Edi Ramës se fajin e ka Saliu dhe fajësojnë opozitën për krimet dhe mëkatet e qeverisë. Të dashur miq, ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur narkoqeveria për të vendosur kontrollin mbi ju, mori peng drejtues të saj, njerëz të cilëve ju i besuat për dhjetë vite me radhë. Ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita bëhet pothuaj e pamundur kur narkoqeveria korrupton zyrtarët më të lartë të zbulimit, ambasadorë dhe diplomatë për goditur e shkatërruar opozitën e vendit dhe konsoliduar pushtetin e krimit të Edi Ramës. Ju jeni heronjtë e opozitarizmit në Shqipëri, Europë dhe botë.” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit