Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas mbledhjes së PD-së së bahkuar në seli duke u shprehur se tani ajo çka dsemokratët kërkojnë është bashkimi.
“Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim!
Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës!
Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë.
Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!”, u shpreh Ervin Salianji.