Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nga Beogradi krah Aleksandër Vuçiçit tha se qëndrimi i Greqisë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar duke mos e njohur. Mitsotakis theksoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ishte temë diskutimi.
“Presidenti, Vuçiç, më njoftoi për dialogun me Prishtinën. Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy palëve.
Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme , stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne” theksoi Mitsotakis.
Serbët në Mitrovicë të Veriut protestojnë kundër ndalimit të dinarit


![[363069] ΔΙΜΕΡΗΣ ΣΥΝΑΝΤΗΣΗ ΤΟΥ ΠΡΩΘΥΠΟΥΡΓΟΥ ΚΥΡΙΑΚΟΥ ΜΗΤΣΟΤΑΚΗ ΜΕ ΤΟΝ ΠΡΟΕΔΡΟ ΤΗΣ ΣΕΡΒΙΑΣ ΑΛΕΞΑΝΤΑΡ ΒΟΥΤΣΙΤΣ (ΓΙΑΝΝΗΣ ΠΑΝΑΓΟΠΟΥΛΟΣ / EUROKINISSI)](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2024/02/vucic.jpg) 
                                    





