Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi përdornin euro false për të blerë produkte të ndryshme nëpër dyqane.
Janë vendosur në pranga Arif Alia 23-vjeç banuse në Dibër dhe Demo Alushaj 22 vjeç banues në Fier.
Gjithashtu është vënë në hetim M. V., 21 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të 2 shtetasve tashmë të arrestuar.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë.