-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Në kërkim prej kohësh arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Kryesoret

Është arrestuar një 29-vjeçar i cili ishte në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Xhonatan Hoxha.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shkon 52 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, në nivel qarku.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin Xh. H., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit