Është arrestuar Henerik Boba alias Ermal Hitaj i cili është dënuar për 7 vite në Itali për pjesëmarrjen e një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, u lokalizua, u kap dhe u arrestua për t’u ekstraduar në Itali pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Firences e ka dënuar këtë 39-vjeçarin me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij qytetari.