-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare! Egnatia prezanton “bomberin” e ri

Kryesoret

Egnatia e Rrogozhinës është përforcuar në sulm duke firmosur një kontratë për dy vite e gjysmë me Youba Drame. 26-vjeçari francez luan në krahët e sulmit dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për Superligën. I mbërritur dy ditë më parë në Shqipëri, Youba Drame kaloi me sukses testet mjekësore dhe hodhi të zezën mbi të bardhë.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me sulmuesin Youba Drame për 2.5 vitet e ardhshme. Drame me një cv të pasur pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë dhe një alternativë më shumë në formacion e trajnerit Edlir Tetova”, njoftojnë rrogozhinasit.

Në Francë, Youba Drame ka luajtur për ECO Agde deri në 2018 dhe më pas ka vijuar karrierën në Çeki me Labem dhe Fastav Zlin. Në 11 ndeshjet e fundit në elitën çeke ai ka dhuruar vetëm një asist. Youba Drame do mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 7.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit