-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në pritje të 20 shkurtit i drejtohet Ramës: Drejtësia vonon por nuk harron!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e sotëm për mbështetësit e tij, akuzoi jo vetëm ndaj Kryeministrit Edi Rama por dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se ne “Dumanët e korruptuar, arrestove liderin e opozitës”.

Reagimi:

“Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke marrë peng Lul Bravën për të kontrolluar opozitën. Të mbeti brava në dorë. Sot opozita është më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke korruptuar shefin e kundërinteligjencës amerikane, McGonigal. Po ku është ai tani? Në burg dhe po të pret me padurim. Edi Rama, drejtësia vonon por nuk të harron.

20 shkurti po vjen, priti, priti shqiptarët! Edi Rama, provove të pengosh komisionet hetimore parlamentare për vjedhjet tua të shekullit, për udhëtimet e tua mafioze me avion në dispozicion, për pasurimin e paligjshëm të familjarëve të tu, por faktove para botës të gjitha akuzat e opozitës si të vërteta dhe se ke ti ke frikë nga hetimi, njëlloj si djalli nga temjani për shkak të krimeve që ke kryer gjatë kohës në pushtet.

Më 20 shkurt, sovrani do t’i thotë dy fjalë për të gjitha këto që ke bërë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke asgjësuar parlamentin e pluralizmit, por të mbeti në dorë parlamenti i krimit. Provove të mbash pushtetin duke arrestuar politikisht me Dumanët e tu të korruptuar liderin e opozitës, por krijove Rrugën e Shpresës, krijove dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë. Kurse ti, u ktheve në genin e babait tënd xhelat që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe rendite veten me diktatorët e Ugandës, Tunizisë, Teheranit, Bjellorusisë. Turp i dheut!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit