-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë pritet nga vizita e Sekretarit Blinken në Tiranë

Kryesoret

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken vjen për herë të parë në Tiranë për një vizitë të shkurtër të enjten, ku pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe të dalë në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e një zyrtari të lartë amerikan është e rrallë dhe pritet gjithmonë me interes të lartë në një vend të vogël si Shqipëria, e cila e konsideron veten një aleate të palëkundur të Shteteve të Bashkuara që prej rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller gjatë njoftimit të vizitës e cilësoi Shqipërinë “një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i qëndrueshëm në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.”

Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. Yuri Kim, e cila mban detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të.

Gjatë një konference telefonike me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien të martën, Kim tha se “vizita vjen pasi kemi hyrë në 100 vjetorin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe në një kohë kur duam të falenderojmë kryeministrin Rama dhe shqiptarët për rolin e tyre si bashkëpenëmbajtës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”./BIRN

Lexo KËTU artikullin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit