-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një seri vjedhjesh në Durrës, bie në pranga 28-vjeçari

Kryesoret

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka kryer një sërë vjedhjesh në Durrës. Ai bashkëpunonte edhe me një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, vunë në pranga shtetasin Renato Meta 28 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një qytetar 17 vjeç, të dy banues në Durrës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë tentuar të vjedhin:

-më datë 14.02.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. M., në lagjen nr. 14;
-më datë 11.02.2024, kanë tentuar të vjedhin pajisje, në një magazinë në pronësi të shtetasit R. B., në lagjen nr. 14;
-më datë 30.01.2024, kanë vjedhur një laptop, në banesën e shtetases P. G., në lagjen nr. 13;
-më datë 26.01.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases M. T., në lagjen nr. 13;
-më datë 13.01.2024, kanë vjedhur pajisje, në banesën e shtetases M. Xh., në lagjen nr. 13.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit