Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për mediat ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe për zgjedhjet e reja parlamentare të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Fjala e Kurtit
Nuk mund të flas për emra se kush do të jetë në listë, por ne jemi duke e zbatuar programin dhe zotimet me të cilat i kemi fituar zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Nuk mund të themi që kemi situatë të re, por vetëm zgjedhje të reja sepse para katër muajsh patëm zgjedhje.
Pasi opozita i bojkotoi zgjedhjet, po shkojmë për ta përsëritur rezultatin.









