-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Me ndihmën e SHBA-së mposhtëm pandëshkueshmërinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nga konferenca që mbajti me Anthony Blinken i dha rëndësi dhe reformës në drejtësi në vendin tonë.

Rama u shpreh se me ndihmën e SHBA-së, në Shqipëri ka mbaruar koha e pandëshkueshmërisë, i cili ishte standardi që i bënte qytetarët të mos besonin në pushtetin e ligjit.

Rama: Dua ta falënderoj publikisht për çka në mënyrë të përsëritur kemi thënë me miqtë amerikanë, për mbështetjen e pazëvendësueshme për transformimin e Shqipërisë nga një vend që nuk ka pasur drejtësi dhe kultura e pandëshkueshmërisë ishte standardi, që i bënte qytetarët e këtij vendi të besonin se asnjëherë ligji nuk do të ishte i barabartë, duke na mundësuar që sot ne të shohim që jo, edhe në Shqipëri, është e mundur që njerëz me pushtet të lidhur edhe me pushtetin ekzistues ekzekutiv të thirren për të dhënë llogari para ligjit, për shkelje të ligjit.

Peshën dhe vlerën e së cilës Shqipëria do e konceptojë shumë vite më pas, Kur nisëm përpjekje për reformën në drejtësi dhe morë mbështetjen nga aleatët tanë, të gjitha anketimet gjenin mbështetje masive pavarësisht përkatësive politike, të majtë dhe të djathtë e mbështesnin reformën në drejtësi.

Nuk është sekret që këtu ne kemi problem të gjejmë konsensus, nëse pyesni sa është ora, kemi një orë të majtë, të djathtë dhe të qendrës. Pyetjes nëse ata që mbështesin reformën në drejtësisë do të shikonin njerëz të pushtetshëm para drejtësisë shumica i përgjigjeshin jo. Jetojmë në një kohë ku miti i të pushtetshmit mbi ligjin është rrëzuar, por ka shumë punë për të bërë akoma.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit