-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polici qëllon kolegun me armë në stërvitje

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarrit e efektivit të FNSH-së në Tiranë. Në njoftimin zyrtar thuhet se punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç. gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë K. Ç. për plagosje nga pakujdesia.

Efektivi i FNSH-së merr një plumb në këmbë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit