Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të spitalit të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (16 shkurt), ndërsa raportohet se i plagosur ka mbetur një 24 vjeçar, i cili ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I plagosur ka mbetur, Amatio Gjoka, autori eshte Anton Gjergji. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Ngjarja mendohet se ka ndodhur nga një konflikt i çastit.