-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qindra të arrestuar në Rusi pas vdekjes së Navalny

Kryesoret

SHËN PETERSBURG, Rusi – Të paktën 340 persona janë arrestuar në të paktën 30 qytete ruse që kur u njoftua vdekja e Alexei Navalny-it, kundërshtarit më të njohur në vend të presidentit rus Vladimir Putin, njoftoi organizata e të drejtave të njeriut OVD-Info.

Kjo është vala më e madhe e arrestimeve gjatë aktiviteteve politike në Rusi që nga shtatori 2022, kur mbi 1300 persona u arrestuan gjatë demonstratave kundër “mobilizimit të pjesshëm” të rezervistëve për fushatën ushtarake në Ukrainë.

Juristi i burgosur 47-vjeçar, Alexei Navalny, ra pa ndjenja dhe më pas vdiq pas një ecjeje në burgun “Ujku Polar” në Arktik, ku po vuante një dënim me 30 vite burg, njoftoi shërbimi i burgjeve.

Organizata OVD-Info, e cila raporton për të drejtën e organizimit në Rusi, tha se pjesa më e madhe e arrestimeve të së shtunës ndodhën në Shën Petersburg dhe në Moskë, ku lëvizja e zotit Navalny ka qenë tradicionalisht e fortë. 74 persona u ndaluan në Shën Petersburg dhe 49 në Moskë, deri rreth orës 3 të pasdites me orën lokale.

Filmimet e agjencisë së lajmeve Reuters të shtunën në Shën Petersburg tregonin dhjetëra persona duke u mbledhur pranë një monumenti të dedikuar viktimave të represionit. Protestuesit vendosën lule dhe qirinj, ndërsa disa këndonin himne dhe të tjerë përqafoheshin me njëri-tjetrin, duke derdhur lotë./VOA

Ndiqni KËTU artikullin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit