Gjykata e Durrësit ka vendosur “Arrest me burg” për Ilir Kociljan, i cili vrau në Durrës Halil Kokën.
Ilir Koçilja deklaroi para oficerit të krimeve të rënda se shkak për konfliktin ishte bërë gërvishtja e makinës.
Ai u shpreh se me Kokën ishin fqinj dhe se nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin prej disa kohësh, pasi sipas tij, Koka e linte makinën te hyrja e pallatit.