-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmeti: Po bëjmë gati kandidatin për President!

Kryesoret

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ditë më parë nuk e mohoi se mund të jetë kandidat i BDI-së për president të vendit, por gjatë së shtunës deklaroi se kjo çështje nuk është shtruar në organet e partisë dhe pas diskutimeve do të veprohet.

Sipas tij, të gjitha opsionet mbeten të hapura. Por, një gjë, sipas deklaratës së liderit të integristëve, mbetet e qartë; BDI-ja do të ketë kandidat për president.

“Tani jetën e kemi përpara dhe duhet ndërtuar strategji duhet krijuar teren për hapat e mëtejshme”, tha Ahmeti.

-BDI a do të nxjerrë kandidat për President?

“Sigurisht edhe Bashkimi Demokratik për Integrim derisa u politizua kandidatura për President, edhe BDI do të ketë kandidatin e vet”, shtoi ai.

Këto komente kreu i BDI-së i bëri gjatë shënimit të “Ditës së Plisit” në Shkup, ku nën përkujdesje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në Teatrin Shqiptar në Shkup, për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u mbajt Koncerti solemn i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare për të mos harruar kurrë se kush jemi, për të kujtuar trimërinë e qëndresën heroike të të parëve tanë për liri e dinjitet kombëtar”, shkruajti në një postim në Facebook, zv/kryeministri Artan Grubi. /Klan Macedonia

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit