Manchester United mori një fitore të vështirë 1-2 përballë Luton Town.
“Djajtë” e nisën sfidën vërtet zjarr, danezi Hojlund realizoi një dopietë vetëm brenda 7 minutash lojë.
Por suprpriza e këtij edicioni të Premier League nuk u demoralizua, dhe po në pjesën e parë gjeti golin me Morris.
Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa rastet nuk munguan. Garnacho provoi të gjejë golin e qetësisë në minutën e 62-të, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri.
Sërish Garnacho pak më vonë u shfaq në portën e kundërshtarit, goditja nuk kishte saktësinë e duhur.
Në minutën e 65-të, portieri i “Djajve të kuq”, Onana u thirr në apel, me “gardianin’ që ishte në vendin dhe kohën e duhur. United shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e gjashtë. Luton është në vendin e 17-të.