Çezar Gjoksi jetonte i vetëm por nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit ndërsa Çlirim Gjoksi tha se ishin duke drekuar në momenti që pikasën zjarrin bashkë me fëmijët nipërit e mbesat që kishin shkuar për vizitë. 10 vetë kanë nxituar të dalin nga banesa që fillimisht përfshiu tavanin e më pas një nga një dhomat.
“Mirë që nxora të vegjlit, i kisha kokë-kokë, dolën nuset e fëmijët e dy djemtë, unë dhe gruaja, mezi dolëm atje lart. Nga çatia e dëgjuam dhe brenda ishim 10 veta rrinim tek kati i parë hanim bukë. Shkova të fle, kur pashë zjarrin” u shpreh Çlirim Gjoksi.
” Ne na hyri flaka edhe pak, 5m larg është. Nuk patëm asnjë mundësi të ndërhynim. Zjarri erdhi nga kjo anë dhe deri sa arriti në anën tjetër arritën zjarrfikëset. Nuk e di në ishte me dashje a pa dashje. I zoti i shtëpisë nga erdhi zjarri u ngrit e iku”-u shpreh fqinji.
Fillimisht u mendua se shkak për zjarrin mund të ishte bërë Çezar Gjoksi i cili trajtohet për sëmundje të shëndetit mendor nga shtëpia e të cilit nisi edhe zjarri por më pas u konstatua se ai nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit.
Dy familjet e pastreha do të akomodohen tek komshinjtë ndërsa ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Kjo ishte situata me e rëndë ndër vite e një zjarri në zonën historike në Gjirokastër ku brenda një ore janë shkrumbuar plotësisht dy banesa.
Gjirokastër/ Shtëpitë e dy vëllezërve bëhen shkrumb e hi, mbeten në qiell të hapur