-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Noka: Pranvera shqiptare po sjell fundin e Ramës

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i grupit të “Rithemelimit” Flamur Noka deklaroi nga protesta përpara Kryeministrisë së kjo është pranvera shqiptare për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

Do të mbahet mend gjatë kjo ditë, ky moment, jemi të bindur, se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor që ka një qëllim, që të ndërpresë projektin më të errët, skenarin më të zi, që është kanosur ndonjëherë vendit në këto 33 vite, planin ogurzi të Edi Ramës për asgjësimin e opozitës. Edhe pse na e burgosi liderin tonë, fund e krye pa prova dhe fakte, ne jemi sot për t’i thënë Edi Ramës se opozita është këtu në këmbë, e fortë e papërkulur, e bashkuar.

Edhe pse korruptoi McGonigalin Edi Rama nuk na mposhti, ne e kemi rezistencën dhe luftën për liri. McGonigal në SHBA u dënua, në atë dosje Rama rezulton edhe korruptues dhe i korruptuar. Ne i themi sot se nuk të pranojmë dhe nuk njohim më për kryeministër, sepse nuk mund të kemi kryeministër hajdut. Ky shesh do të paracaktojë fundin tënd. Jo vetëm do të humbësh privilegjin dhe zyrën por do të nisë një periudhë e keqe, e rëndë, e papërballueshme sepse do të japësh llogari.

Kjo është pranvera shqiptare motra dhe vëllezër, ne nuk ndalemi derisa t’i sigurojmë vendit tonë votën e lirë, zgjedhjet e lira. Ne do i fitojmë, asgjë nuk na ndal në këtë rrugë. Ju jeni pushteti, ju jeni shumica, ju jeni zemra dhe shpirti i këtij vendi. Ju do i jepni rrugë Shqipërisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit