-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtëpia e Bardhë paralajmëron “sanksione të konsiderueshme” ndaj Rusisë, pas vdekjes së Navalnyt

Kryesoret

Presidenti Joe Biden tha sot se Shtetet e Bashkuara do të njoftojnë të premten një paketë me sanksione të konsiderueshme ndaj Rusisë në përgjigje të vdekjes së udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny në një burg në Arktik.

Duke folur për gazetarët ndërsa nisej për udhëtim drejt Kalifornisë, zoti Biden nuk dha më tepër detaje, por tha se do të jepte më shumë informacion mbi paketën e masave të premten.

Më herët, as zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby nuk pranoi të jepte detaje mbi sanksionet e reja, duke referuar për këtë politikat e qeverisë amerikane. Ai gjithashtu nuk pranoi të jepte informacion se si këto masa të reja do të zgjerohen tek sanksionet e ashpra që aktualisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur ndaj Rusisë si kundërpërgjigje për sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Zoti Kirby tha se sanksionet, të cilat do të përkojnë me dy vjetorin e agresionit rus ndaj Ukrainës, do të “plotësohen në mënyrë të veçantë me sanksione shtesë lidhur me vdekjen e zotit Navalny”.

Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë të qartë se si vdiq Navalny, por këmbënguli se në fund, përgjegjësia bie mbi Putinin.

“Pavarësisht nga përgjigja shkencore, përgjegjës për këtë është Putini”, u tha gazetarëve zoti Kirby.

Ai shtoi se ambasada e SHBA-së në Moskë ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me vdekjen e Navalny-t, “por është e vështirë të arrihet në një pikë ku mund të besosh atë që thonë rusët për vdekjen e tij”.

Departamenti i Thesarit refuzoi të komentonte mbi detajet e sanksioneve të pritshme.

Nënsekretari i Departamentit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson gjendet këtë javë në Evropë për të vazhduar punën mbi sanksionet ndaj Rusisë, në prag të dyvjetorit të agresionit të saj ndaj Ukrainës. Për më shumë lexo KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit