-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vranë shokët e Ervis Martinajt, dënohen me 30 vite burg dy të rinjtë në arrati

Kryesoret

Me 30 vite burg janë dënuar Oltion Vlashini dhe Klaudio Përkole nga gjykata e Lezhës, pasi u shpallën bashkëpunëtorë të vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në muajin maj, në një lokal në Kurbin, me dy viktimat që lezultojnë miqë të afërt të Ervis Martinajt.

Dy të rinjtë u shpallën fajtor për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armë mbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu.

Këtë masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e Lezhës, e cila arriti të provoje se dy personat të cilët vijojnë të jenë në arrati kanë qenë bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë.

Me herët për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj në rolin ekzekutorit dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj) në rolin e ndihmësit në këtë krim. Ky i fundit u arrestua disa muaj pas ngjarjes në Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj u prangos teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”, pasi kishte mbetur i plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me njërin prej viktimave, shtetasin Bujar Lika.

Ky episod ndihmoi policinë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa motivet e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta. Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa po pinin kafe në një lokal në anë të autostradës Milot-Thumanë, ndërsa 4 autorët vepruan me një automjet tip golf 5 me të cilin edhe u larguan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit