-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pistoletë dhe drogë në shtëpi, vihet në pranga 29-vjeçari tropojan

Kryesoret

Një 29-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Tropojës pasi në shtëpinë e tij u gjetën armë zjarri pistoletë dhe kanabis.

Fillimisht i riu u ndalua për kontroll të automjetit nga efektivët e policisë, ku iu gjet arma që mbante pa leje dhe një sasi kanabisi.

Më pas gjatë kontrolleve në banesën e 29-vjeçari policia sekuestroi tre karikator me municion dhe një sasie tjetër lënde narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja  pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

“Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukeses operacionin policor të koduar “Dubrava”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Rr. M., 29 vjeç, banues në fshatin Bujan.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Dubrava”, shërbimet e Policvisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin Rr. M., në të cilin gjetën 1 armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 3 karikatorë dhe municion luftarak.

Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit