Bayern Munich dhe Tuchel firmosin divorcin në fund të sezonit
Thomas Tuchel dhe Bayern Munich kanë rënë dakord të ndahen në fund të sezonit, këtë e ka njoftuar vet klubi.
Siç u raportua fillimisht nga Sky Germany, një takim mes Tuchel dhe drejtuesve të klubit bavarez u zhvillua të mërkurën dhe përfundoi me arritjen e marrëveshjes nga të dyja palët që do ta shohin atë të mbetet menaxher deri në fund të sezonit, por jo më shumë.
“Në një diskutim të mirë dhe të hapur, ne arritëm në vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies sonë të punës me marrëveshje të ndërsjellë në verë” tha CEO Jan-Christian Dreesen.
“Qëllimi ynë është të ndjekim një drejtim të ri futbolli me një trajner të ri për sezonin 2024/25. Deri atëherë, çdo individi i klubit është i thirrur shprehimisht të arrijë maksimumin e mundshëm në Champions League dhe Bundesliga. Unë gjithashtu e mbaj shprehimisht ekipi përgjegjës në këtë drejtim.
“Në Ligën e Kampionëve në veçanti, pasi humbëm 1-0 në ndeshjen e parë në Lazio, ne jemi të bindur se do të arrijmë në çerekfinale në një Allianz Arena të mbushur plot me tifozët tanë pas nesh” shtoi ai.
New direction for the new season: FC Bayern and Thomas Tuchel to end their working relationship in the summer.
🔗 https://t.co/nKsSeKx3kk pic.twitter.com/1q22LRSMcy
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) February 21, 2024