Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përjashtuar mundësinë që Shtetet e Bashkuara të ofrojnë lehtësim të sanksioneve ndaj Iranit vetëm për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Duke folur para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ai sqaroi se çdo hap i mundshëm në këtë drejtim do të varet nga progresi në negociatat për programin bërthamor iranian.Rubio shtoi se bisedimet me Teheranin po vazhdojnë, megjithëse ritmi i tyre mbetet i ngadaltë.
“Çdo lehtësim i sanksioneve bazohet në kushte, që do të thotë se duhet të jetë në këmbim të arsyes pse u vendosën këto sanksione në radhë të parë, që është programi i tyre bërthamor. Kjo nuk është diskutuar dhe nuk është ofruar. Nëse do të ketë ndonjë marrëveshje, ajo do të lidhet me çështjet bërthamore dhe jo thjesht me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Rubio.
/5pyetjet.al









