-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Këta janë babai dhe gjyshja që shfrytëzuan 10-vjeçarin në “Tik Tok”

Kryesoret

Një tjetër abuzim në rrjetin social “Tik Tok” është regjistruar ditën e sotme. Nënë e bir kanë rënë në pranga nga “blutë” e Kuçovës pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar në rrjetin social një 10-vjeçar, i cili është djali i të arrestuarit.

Policia bën me dija se pas hekurave është vënë shtetasi Armando Kumarku dhe Natasha Rombula. Akuza ndaj tyre është se ata publikonin video të të miturit në “”Tik Tok” ku ai shfaqej duke përdorur fjalor banal.

Gjithashtu se shpjegohet se këto video postoheshin prej tyre me qëllimin për të nxjerrë përfitime monetare nga rrjeti social.

Denoncimi në polici është barë nga ish-bashkëshortja e Armando Kumarkut, njëkohësisht dhe nëna e 10-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit, u kapën në Sarandë, 2 shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët më pas u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë ndaluar shtetasit A. K., 44 vjeç dhe N. R., 67 vjeçe, të dy banues në Sarandë.

Bën biznes me djalin 10-vjeç në “Tik Tok”, arrestohet babai me gjyshen

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit